Sikundër ArgjiroLajm.net e raportoi dy ditë më parë se Prokuroria dhe Policia Gjirokastër kanë nisur një hetim për çështjen e pallatit 8 katësh në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, mësohet se ka zhvillime të reja në këtë drejtim. Burime nga grupi hetimor, i thanë ArgjiroLajm.net se nga verifikimet e deritanishme të dosjeve rezulton se pallati i ndërtuar rreth 10 vjet më parë, kishte marrë një leje për 6 kate, por ndërkohë realisht është me 8 kate. Nga ana tjetër janë disa familje që nuk e kanë ende çertifikatën e pronësisë, ndonëse kanë blerë apartamentet prej kohësh. Hetimet po zhvillohen me shpejtësi dhe gjasat janë që të ketë procedime penale. Por nuk dihet se kush do të bjerë në rrjetën e drejtësisë; ‘peshq’ të mëdhenj apo të vegjël? Sikundër ka mundësi që hetimet të mbyllen sërish për shkak të parashkrimit të veprës penale. Të shohim!
©ArgjiroLajm.net