• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Orfea Beci nga Gjirokastra sherr në emision me Shpëtim Idrizin: Ik pyet gruan në shtëpi për çështjen çame

06/02/2018
Orfea Beci nga Gjirokastra sherr në emision me Shpëtim Idrizin: Ik pyet gruan në shtëpi për çështjen çame

Një përplasje verbale ka ndodhur sonte në emisionin ‘Studio e Hapur’ të drejtuar nga gazetarja Eni Vasili në televizionin News 24. Protagonistë ishte kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe studiuesi me kombësi greke, Orfea Beci. Ky i fundit ishte në lidhje direkte Gjirokastra, ndërsa Idrizi ishte në Tiranë. Në nisje të fjalës së tij Orfea Beci u shpreh me një lloj përbuzje për çështjen çame, e cila sipas tij nuk ekziston fare dhe më tej ai ironizoi Idrizin duke thënë se çështja çame është çështje ullinjsh që nuk duhet marrë në konsideratë fare. Kjo ka provokuar një reagim të ashpër nga kreu i PDIU-së.

Pasi shkëmbeu disa deklarata me Becin, Shpëtim Idrizi u largua nga lidhja direkte në emision duke i thënë atij: “Për çështjen çame, shko pyet gruan në shtëpi…” Idrizi la kështu të kuptohej se bashkëshortja e Orfe Becit është me origjinë çame. Ndërkohë gazetarja Eni Vasili u mundua të sqaronte këtë incident duke e pyetur Becin për bashkëshorten e tij, nëse ajo ishte me origjinë çame apo jo, sikundër la të të kuptohej Idrizi. Por ndërkohë Beci ka thënë thjesht se bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare, sikundër janë në fakt edhe çamët. Ai refuzoi t’i përgjigjej direkt pyetjes nëse është apo jo çame bashkëshortja e tij, por nuk e mohoi në mënyrë kategorike, duke lënë të kuptohej se Idrizi kishte të drejtë në atë që i tha për bashkëshorten. “Është kaq e rëndësishme kjo”, e preu shkurt Orfea Beci.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al