• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Bukuroshja e Gjirokastrës i refuzoi dashurinë Enverit’, ja hakmarrja mizore e diktatorit

07/02/2018
10 misteret që Enver Hoxha i mori me vete në varr

Hakmarrja paranojake e Enver Hoxhës ndaj femrave

Libri memuaristik “Brenga ime shqiptare” i inxhinierit italian Aldo Renato Terruzi është një ndër librat e shumtë të memuareve, përsiatjeve, refleksioneve, ditarëve dhe epistolarëve që ngërthejnë kujtesën e përjetimeve të trishta e tragjike që përjetuan qytetarët shqiptarë e të huaj në burgjet, kampet e internimit, format e dëbimit dhe persekutimeve të ndryshme përgjatë gjithë diktaturës së regjimit totalitar komunist nga viti 1944 deri në rënien e saj, me 1991. Rrëfimi është i thjeshtë, i drejtpërdrejtë dhe nga ana kompozicionale është ndërtuar mbi përvojën e udhëtimit Itali-Shqipëri të dy protagonistëve të rrëfimit, Aldos (autor i rrëfimit) dhe dajës së tij, Xhakomos, ish-portierit të famshëm të Kombëtares shqiptare të futbollit të vitit 1946, vit kur ky ekip kombëtar fitoi kupën e kampionatit ballkanik. Rrëfimi i z. Terruzi nuk është në stilin e njohur të zhanreve të udhëtimit, me qëllim përshkrimi të vendeve të panjohura.

Të dy udhëtarët rikthehen pas 44 viteve në Shqipëri, në atë vend ku familja Terruzi kishte përjetuar sukseset nëpërmjet një pune këmbëngulëse e të ndershme, gëzimet familjare dhe respektin e dashurinë e vendasve për kontributin e tyre në këtë shoqëri. Udhëtimi është i mbushur kryesisht e paralelisht me rrëfimet e Xhakomos mbi sagën ballkanike të familjes së tij, deri në vendosjen e tyre në qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Së këndejmi, ai është një udhëtim introspektiv, që gërmon mbi të shkuarën dhe identitetin e familjes së autorit deri në momentin kur fillon tragjedia. Zhvillimet politike me kontekstet e paparashikuara të Luftës së Dytë Botërore nuk e lëkundën këtë familje italiane, që shikonte punën e vet dhe harmoninë me vendasit. Në fakt, tragjedia zë fill me ardhjen e komunistëve të Enver Hoxhës në pushtet, me karakterin inatçor të diktatorit. Gjatë rrëfimit ne njihemi hollësisht me një fakt të diktatorit: adhurimin e tij për Aurelian, të ëmën e Aldos, e cila asokohe, në moshën 16 vjeçare, ishte një ndër bukuroshet më të spikatura të Gjirokastrës. Në kohë e forma të ndryshme, diktatori i kërkon dashurinë me këmbëngulje Aurelias së bukur, por merr në të gjitha rastet refuzim të prerë. Autori beson, dhe jo pa arsye, se arrestimi i të atit, Xhuzepes, ka qenë një hakmarrje personale e Hoxhës, për refuzimin e vazhdueshëm që kishte marrë nga ish e adhuruara, Aurelia, tashmë bashkëshorte e drejtorit të Bankës së Vlorës.

Në fakt, nëse shqyrtohen rrethanat e jetës personale të diktatorëve, episode të tilla të ngjashme përbëjnë një sfond të pasur psikologjik, që shpjegojnë nga pikëpamja psiko-analitike mllefin dhe mizorinë shpaguese, aq më tepër po të kemi parasysh se Enver Hoxha të njëjtën egërsi si me Aurelian, në mos më fort, ka shfaqur edhe ndaj femrave të tjera të lavdishme që e kanë përbuzur dhe refuzuar. Mjafton të bashkangjisim këtu rastet e mirënjohura të shkrimtares Musine Kokalari dhe shkencëtares Sabiha Kasimati, ku njëra u dënua dhe i ngrysi ditët në internim, ndërsa tjetra u pushkatua pa gjyq në shkurtin e vitit 1951. Pa u zgjatur më në këtë patologji paranojake, shënojmë shkarazi se në ndryshim nga njerëzit me drejtpeshim të shëndetit mendor, që nuk e asgjësojnë objektin e dashurisë, hakmarrësi primitiv Enver Hoxha i likuidoi të gjitha femrat që kishin qenë objekte të adhurimit dashuror. Aurelias i ra për hise gjymtimi i familjes, si fillim. Ndryshe nga qytetarët e burgosur italianë, të vetmin, bashkëshortin e saj, Xhuzepen, nuk e liruan, derisa ai vdiq në burgun famëkeq të Burrelit në vitin 1952. Një ndër pengjet dhe kryesisht qëllimi i udhëtimit të Aldo Renato Terruzit në Shqipëri, prej së cilës është larguar në moshën 4 vjeçare, është gjetja dhe kthimi në atdhe, pranë familjes, i eshtrave të të atit. Ai viziton burgun e Burrelit, ku bashkëvuajtës të të atit, Petrit Velaj dhe Engjëll Kokoshi (i cili e shoqëron), ia kanë përshkruar rrethanat e vdekjes së tij dhe vendin e varrimit ndanë qershizës së burgut, të njohur prej sa e sa rrëfimesh. Le të citojmë këtu një fragment nga biseda me Engjëll Kokoshin, për mënyrën se si i varrosnin të vdekurit në burgun e Burrelit: “Ku varroseshin gjithë ato kufoma?” – “Gjithmonë në të njëjtin vend. Atje, pikërisht përballë dritareve të qelive mes dy rrethimeve, në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ç’fund do të pësonin. Atje ka qenë një pemë qershie që në pranverë dukej se lulëzonte bash për ata që treteshin poshtë saj. Kufomat, cullake – rrobat dhe gjërat e tjera i ndanin mesvedi xhelatët – të mbështjellë me batanije i varrosnin në radhë, njërin ndanë tjetrit, pa emër dhe pa asnjë nishan”.

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

09/04/2026
Dj Geek s’fshihet më! Ndan foto romantike me partneren nga pushimet

Dj Geek s’fshihet më! Ndan foto romantike me partneren nga pushimet

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al