ArgjiroLajm.net sjell një foto të Samir Ahmetit, 24-vjecari nga Delvina i cili u arratis sot nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër. Ai u kap i fshehur në një bodrum në zonën e pazarit historik, pranë një hoteli. Arratia e tij zgjati rreth 3 orë. Skuadra Shqiponja u vu në kërkim të të riut pak pasi ai u arratis. Por siç shihet në foto, Ahmeti ka pësuar dëmtime dhe shembje të konsiderueshme në trup, ndaj ai u transportua ne barrelë dhe u dërgua për në spitalin e Gjirokastrës. 24-vjeçari ishte arrestuar për përndjekje të ish bashkëshortes. Por tashmë do të përballet edhe me akuzën e arratisjes.