• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Klasat me lagështi te ‘Koto Hoxhi’, reagon Bashkia Gjirokastër (dhe një ‘kakarisje’ e drejtorit Mamani)

07/02/2018
Klasat me lagështi te ‘Koto Hoxhi’, reagon Bashkia Gjirokastër (dhe një ‘kakarisje’ e drejtorit Mamani)

Një ditë më parë ArgjiroLajm.net publikoi fotot nga një klasë e shkollës ‘Koto Hoxhi’, e cila kishte lagështi nëpër mure dhe tavan. Sipas dëshmive që prindërit dhe mësuesit treguan për ne, problemi ishte shfaqur pasi u bë ndërhyrja nëpër mure për vendosjen e sistemit të ngrohjes. Në këtë mënyrë, pa marrë rolin e ekspertit, në ngritëm dyshime se mos ndoshta ky investim nuk ishte kryer si duhet, si dhe theksuam nevojën për zgjidhjen e problemit, pasi është skandaloze që fëmijët të bëjnë mësim në klasa me lagështi. Pas këtij lajmi ka reaguar sot Bashkia Gjirokastër, përmes Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social.

Në reagim pranohet ekzistenca e problemit, por thuhet se lagështia vjen për shkak të amortizimit të mbulesës së hidroizolimit të verandës, ndërsa sa i përket kaldajës është ende nën monitorim për çdo lloj problemi që mund të dalë, pasi investimi nuk është mbyllur ende. Veç këtij reagimi institucional të Bashkisë Gjirokastër, që sigurisht ne kemi detyrimin ta pasqyrojmë, ka edhe një ‘kakarisje’ të drejtorit të agjencisë, Armand Mamani. Duke shpërndarë në faqen e tij në Facebook reagimin që shkroi vetë te faqja e agjencisë, tenton edhe të bëjë shakaxhiun duke na u referuar neve si portali ‘mynxirolajm.net’  Pra, është nisur nga fjala ‘mynxyrë’, por e ka shkruar gabim. Armand, hape fjalorin e gjuhës shqipe që të mësosh se shkruhet ‘mynxyrë’ dhe ‘mynxir’ sikundër e ke shkruar ti.

Sigurisht që s’e ke dialektor këtë gabim drejtshkrimor, por të vjen nga niveli i dobët që ke në gjuhën shqipe.  Megjithatë, mos u vë në siklet se nuk je as i pari dhe as i fundit. Ka plot drejtorë të tillë në zyrat e shtetit, prandaj Shqipëria është në këtë derexhe se kanë ngelur punët në duart tuaja. Meqë e ke merak, drejtorë të tillë që s’dinë të shkruajnë as shqipen ka plot edhe Rilindja. Mirë është të merresh me punën për të cilën të kanë ngarkuar sesa të sulmosh mediat, le më pastaj të tentosh të bësh parodistin me shaka e batuta bajate. Në respekt të lexuesve dhe për transparencë të të gjithëve, keni më poshtë reagimin zyrtar të Bashkisë Gjirokastër dhe ‘kakarisjen’ e drejtorit Armand Mamani.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Vetëm dy bindin, rrugëtimi i Bratus me merkaton e pazakontë të Partizanit – Balkanweb.com – News24

Vetëm dy bindin, rrugëtimi i Bratus me merkaton e pazakontë të Partizanit – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al