Deputeti i PD Tritan Shehu ka denoncuar me forcë atë që ai quan “një raprezalje të vërtetë” që po bën qeveria në qarkun e Gjirokastrës: heqjen e menjëhershme të ndihmës ekonomike për 1600 familje. “Një raprezalje e vërtetë në qarkun e Gjirokastrës, – rrëfen Shehu në Fb. – U ndërpritet ndihma ekonomike rreth 1600 familjeve me një vendim në një ditë. Vetëm në Tepelenë sot e kanë gjetur veten pa këtë ndihmë, 320 familje. Behet fjale per familje tejet te varfera, nën limitet e mbijeteses. Kjo behet pa ju dhene asnje alternative tjeter, ne nje kohe qe niveli ekonomik ne ate Qark eshte ulur me se paku 35%. Askush nuk jep shpjegime. Vetem arrogance e diskriminim,” nënvizon deputeti.









