• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dashuri e përndjekje, historia e djalit që u arratis nga Gjykata e Gjirokastrës (FOTO)

07/02/2018
Dashuri e përndjekje, historia e djalit që u arratis nga Gjykata e Gjirokastrës (FOTO)

Saimir Ahmeti, 24-vjeçari i cili u arratis sot ne menyre spektakolare duke i ikur prangave dhe policise nga gjykata e Gjirokastres, nepermjet tualetit te saj, ishte i arrestuar per perndjekje.  Ahmeti, banor i fshatit Vanë në bashkinë e Delvinës u arrestua nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, shtetases Bleona Habibi, 18 vjeç, edhe kjo banore e fshatit Vanë. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qënë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Familjarët e djalit thonë se nuk dinë që i biri ta ketë dhunuar e kërcënuar ndonjëherë dhe se pretendimet e ngritura nga familja e vajzës janë të padrejta. Por, ndërsa gjykata priste të ballafaqonte palët, i riu ka zgjedhur të arratiset. Edhe më herët familjarët e të rinjve kanë replikuar jashtë sallës së gjyqit. Madje Zhaneta, nëna e vajzës i ka kërkuar Pranverës, nënës së djalit, se do të tërhiqeshin nga akuzat për djalin vetëm nëse ai do ta linte vajzën e tyre të qetë. Për Thoma dhe Pranvera Ahmeti, babai dhe nëna e 24- vjeçarit, Saimir Ahmeti, Bleona e do djalin e tyre. Dy të rinjtë janë martuar me dashuri madje familja Ahmeti ka bërë edhe dasëm për djalin e tyre të vetëm.

ARRATISJA NGA GJYKATA/ Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e këtij shtetasi. Dhe pas dy orësh kërkime e gjetën të fshehur brenda një pusi në lagjen ‘Partizani’ të Gjirokastrës.

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al