Dy persona janë ndaluar nga policia në Kakakavijë pasi kanë kaluar kufirin drejt Greqisë në mënyrë të paligjshme. Njëri prej tyre është 52-vjeçari H.K, banues në Bathore, Tiranë. Tjetri është 39-vjeçari F.SH, banues në fsharin Drenovë të Ballshit. Policia ka bërë kallëzim për ta në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.








