• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biznesmeni homoseksual rrëfen fëmijërinë e vështirë në Tepelenë dhe tregon çfarë i ndodhi në klasën e parë

10/02/2018
Biznesmeni homoseksual rrëfen fëmijërinë e vështirë në Tepelenë dhe tregon çfarë i ndodhi në klasën e parë

Vetëm pak kohë më parë, biznesmeni i famshëm shqiptar Elton Ilirjani pushtoi titujt e mediave për faktin që pranoi publikisht se ishte gay në televizion. Së fundmi, Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ku ka rrëfyer me detaje historinë e fëmijërisë të tij të vështirë në Tepelenë. Siç tregoi moderatori Arjan Çani, babai i Eltonit ishte i ve me tre fëmijë dhe nëna e tij ishte e divorcuar me po ashtu tre fëmijë kur u martuan së bashku dhe biznesmeni është fëmija i tyre i vetëm së bashku.

“Unë kam pasur fatin që jam rritur në një familje me mendje shumë të hapur. Kuptohet që kur isha i vogël kisha sjellje ndryshe nga çunat e tjerë dhe njerëzit mund ta konsideronin si diçka shumë të keqe, por prindërve të mi nuk u ka interesuar çfarë mendonin të tjerët. Gjyshja ishte njeri shumë i rëndësishëm në jetën time, që më ka bërë mua ky që jam sot. Ajo e kuptoi që unë i kisha qejf kukullat dhe duke qenë që nuk mund t’i blinim, m’i bënte vetë. Ajo më la 40 kukulla deri në momentin që u nda nga jeta.”-rrëfeu biznesmeni i njohur, duke treguar më tej se jashtë shtëpisë, çdo gjë ishte ndryshe.

“Kur shkoja në klasë, të gjithë më shihnin me përbuzje dhe inat, kuptohet, sepse isha fëmijë nga një martesë e dytë. Më linin në fund të rreshtit, nuk më dhanë as shaminë e pionerit dhe shumë mirë bënë që nuk ma dhanë se nuk e doja. Më grisën përparse dhe rrija në fund të rreshtit me përparëse të grisur dhe prekja veten për të ndjerë dashurinë që më jepte prekja e nënës dhe e gjyshes. Kanë qenë momente shumë të vështira, por që më bënë shumë të fortë.”-u shpreh Ilirjani, duke treguar më tej se familja e tij jetonte në një shtëpi me dy familje të tjera rome.

Sakaq ai ka treguar se drama e vërtetë ka ndodhur në klasën e parë, në ditën e parë të shkollës, kur mësuesja e kishte dhunuar. “Ka qenë e vetmja goditje, e para dhe e fundit që kam marrë në jetën time. Ka qenë dita e parë e shkollës. Mësuesja na dha një detyrë që të vizatonim vija të pjerrëta. Ndërkohë që klasa nuk arrinte të bënte dot dy vija, unë mbusha gjithë faqen dhe përfundova me fletore të grisur, një pëllëmbë dhe shkulje flokësh.”-tregoi biznesmeni i njohur në studion e emisionit. Por sot gjithçka ka ndryshuar për të, pasi është shndërruar në një prej biznesmenëve më të suksesshëm shqiptarë, që numëron jo pak, por 7 milionë euro.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi – Balkanweb.com – News24

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al