• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh me Kalanë e Gjirokastrës? Drejtori Kasi: Çarja vetëm me 1.5 cm në 10 vitet e fundit

10/02/2018
Çfarë po ndodh me Kalanë e Gjirokastrës? Drejtori Kasi: Çarja vetëm me 1.5 cm në 10 vitet e fundit

Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës por ajo e pozicionit ballor, është duke u zgjeruar me shpejtësi. Në 18 Janar çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë se ajo e regjistruar sot vetëm 22 ditë më pas. Por i kontaktuar për të sqaruar këtë situatë drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha jashtë kamerave se çarja është thelluar vetëm me 1.5 cm në 10 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme. Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi.

UNESCO i rikthehet problemit në vitin 2014 ku në raportin me titull: “Manaxhimi i riskut të shkatërrimit në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri” e përmend rastin e Gjirokastrës si kritik. Raporti sjell foto të të çarave në muret e kështjellës dhe shënon se ato mund të lidhen me paqëndrueshmërinë gravitacionale që është aktive përgjatë shpatit të kodrës mbi të cilën është vendosur kështjella.

”Përfundimisht një studim gjeomekanik dhe strukturor i detajuar i kreshtës konglomerate që është e vendosur nën kështjellë do të na lejonte ne të kuptonim më mirë proceset përgjegjëse për paqëndrueshmërinë gravitacionale”, thuhet në raport. Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit por zyratarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re./TCH

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al