Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. Sipas mediave greke, i riu shqiptar është përpjekur ta sharrojë hekurat e qelisë, por është kapur në kohë nga rojet e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në burgun “AT Exarchia” pasditen e së dielës. Shqiptari ndodhej ende në qelitë e paraburgimit, pasi nuk ishte marrë vendimi për transferimin në burg. Bashkë me të ishte edhe i arrestuari algjerian.