Shënohet një tjetër rast i dhunës në familje në Gjirokastër. Policia njofton se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.B, vjeç 33, pasi bashkëshorti, shtetasi L.T vjeç 32 banues në Gjirokastër, nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas kallëzimit që gruaja bëri në polici.
©ArgjiroLajm.net