• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëse vazhdon ky trend i largimeve, ja sa vite duhen që Gjirokastra të ‘zhduket’ fare

13/02/2018
Nëse vazhdon ky trend i largimeve, ja sa vite duhen që Gjirokastra të ‘zhduket’ fare

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 6267 persona, rrjedhojë e migracionit neto, por edhe rritjes më të ulët natyrore, që pavarësisht gjithçkaje vijon të mbetet në territor pozitiv.
Qarqet e ndryshme të vendit regjistrojnë një dinamikë të ndryshme nga 1 janari 2017 në 1 janarin e 2018-ës. Vetëm Vlora, Durrësi dhe Tirana regjistrojnë një rritje të popullsisë, ndërkohë që të 9 qarqet e tjera janë duke u tkurrur, thotë INSTAT. Madje, për disa prej tyre tkurrja po kthehet në një fenomen të frikshëm.

Në harkun e një viti, popullsia e Gjirokastrës ka rënë me plot 4.7%, duke e vendosur në vend të parë sa i përket qyteteve që po zbrazen me ritmet më të shpejta. Në rast se, ky trend do të vazhdojë i njëjtë, atëherë në harkun e vetëm 2 dekadave Gjirokastra do të shuhej. Pra, në 20 vjet Gjirokastra do të ‘zhdukej’ komplet.

Qarku jugor i vendit regjistron një performancë të tillë duke qenë se është në vend të parë sa i përket qarqeve me numrin më të ulët të lindjeve, por edhe për fakt se ka një emigracion të lartë. Në vend të dytë sa i përket qarqeve më problematike është Dibra, ku popullsia ka rënë me 3.8% në harkun e 365 ditëve, raporton “scan”.

Dibrës, do t`i duheshin 30 vite për t`u zbrazur tërësisht në rast se trendi do të jetë i njëjtë edhe përgjatë viteve të vijim. Më pas ndjekin Berati, Kukësi, Korca, Elbasani, Lezha, Fieri dhe Shkodra. Qarqet e vendit po zbrazen edhe për shkak se Tirana vijon të thellojë diferencën sa i përket mirëqenies.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli – Balkanweb.com – News24

Presidenti Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
E BUJSHME/ Destinacion surprizë për Hysajn, futbollisti braktis Italinë për të vazhduar karrierën – Balkanweb.com – News24

E BUJSHME/ Destinacion surprizë për Hysajn, futbollisti braktis Italinë për të vazhduar karrierën

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al