• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Dorëzimi’ dhe ‘shpërthimi’ i Zamira Ramit në një VIDEO

14/02/2018
‘Dorëzimi’ dhe ‘shpërthimi’ i Zamira Ramit në një VIDEO

Pasi qeveria e refuzoi kërkesën e Zamira Ramit për të shpallur gjendjen e pjesshme të emergjencës në Bashkinë Gjirokastër, kryebashkiakja po vepron me planin B. Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, u bënë bashkë për një peticion drejtuar qeverisë për të miratuar atë që Zamira Rami kërkoi zyrtarisht me shkresë pak pas emergjencës së krijuar në lagjen ‘Kodra e Shtufit’. Por në kushtet kur kjo kërkesë e koalicionit të ri PD-LSI nuk gjeti mbështetjen e këshilltarëve të PS-së, kryebashkiakja e ka marrë vetë fjalën përpara këshilltarëve. ‘Shpërthimi’ dhe ‘dorëzimi’ i saj përballë kësaj emergjence ishte i dukshëm teksa ajo po fliste përballë këshilltarëve dhe medias.

Me ton të lartë zëri dhe e lodhur nga kjo situatë, Zamira Rami deklaroi se është e pafuqishme për të përballuar emergjencën. Në fjalën e saj viheshin re dy elementë. E para ajo nuk e përqëndroi problemin vetëm tek ‘Kodra e Shtufit’, por e zgjeroi edhe më tej duke përfshirë Zhulatin i cili s’ka komunikim me rrugë që prej fillimit të muajit dhjetor. E dyta, Zamira Rami zhvlerësoi plotësisht rolin e prefektit Astrit Aliaj dhe shtabit të emergjencave që ai drejton në Prefekturë, teksa u shpreh se njerëzit nuk kënaqen me ato që thotë prefekti. Por gjasat janë që as kësaj radhe qeveria të mos i përgjigjet ‘rebelimit’ të këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së me ‘bekimin’ e Zamira Ramit, duke ia lënë përgjegjësinë totalisht Bashkisë Gjirokastër. Sidoqoftë mbetet për t’u parë. Nga ana tjetër në një situatë të tillë, të penalizuar janë vetëm ato familje që përballen me situatën kritike. Shihni në videon më poshtë atë çfarë tha sot Zamira Rami.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi – Balkanweb.com – News24

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

09/09/2026
Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi – Balkanweb.com – News24

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al