Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër është miratuar edhe dëmshpërblimi nga fondi i emergjencës për tre familje të pallatit te ‘Kodra e Shtufit’ të cilët pësuan dëmtime nga vërshimi i ujit dhe baltës në banesat e tyre. Në total është dhënë një fond prej rreth 13.7 milionë lekë të vjetra për të treja familjet. Është fjala për familjen e Genci Bonit, Bujar Gërxhollit dhe Aranit Bajramit. Pra, mesatarisht çdo familje do të marrë rreth 4.5 milionë lekë të vjetra. Familja e Besim Trizvanit, të cilit iu dogj baraka, përfiton 66 mijë lekë të reja. Bashkia Gjirokastër insiston që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës së pjesshme.
©ArgjiroLajm.net