• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çarjet e murit në Kalanë e Gjirokastrës, reagon Tavo: Ndërhyni sa nuk është vonë!

15/02/2018
Tavo thyen heshtjen, flet për ‘tradhtarë’ brenda LSI-së në Gjirokastër: Punuan kundër fitores tonë!

Deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook lidhur me alarmin që është dhënë për Kalanë e Gjirokastrës, në murin e së cilës janë konstatuar çarje. Tavo i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që të ndërhyjë sa më parë. Ai citon edhe një poezi të Ismail Kadaresë. Më poshë reagimi i plotë i Tavos.

Edhe pas shumë ditësh denoncimi në media e rrjete sociale për rrezikun e shembjes së Kalasë së Gjirokastrës, nuk është marrë asnjë masë e nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Kalaja e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen. Ka një rrëshqitje të një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, e cila vë në rrezik tërë Kalanë, monument kulture i kategorisë së parë. Inxhinierët dhe ekspertët kanë ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Kalasë. Duhet menjëherë të merren masa urgjente për mbrojtjen e monumentit. Edhe me sy të lirë dallohet çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit. Disa ditë më parë rreshjet e dendura dëmtuan Urën e Llongos dhe Koshovicës. Në Zagori ura e Hoshtevës, monument kulture, u rrënua plotësisht. Monumentet e Gjirokastrës, e mbarë qarkut të saj, po rrënohen njëra pas tjetrës. Kalaja është në varësi të Ministrisë së Kulturës e cila nuk ka bërë asnjë investim dhe madje nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen e saj në këtë gjendje kritike në të cilën ndodhet. Kalaja është identiteti i Argjirosë dhe simboli i çdo gjirokastriti. Asnjë pushtues e as Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore nuk arritën ta rrënonin atë, por me sa duket indiferenca dhe neglizhenca e një qeverie mund t’ia dalë mbanë.

“Ra Si Yll Po Su Shua,” shkruan mjeshtri Ismail Kadare për Argjironë:

“….. ja Argjiroja e shpejtë

tok me foshnjezën e vet

u vërtit si zog në erë

nga kalaja në humnerë

shkëmb më shkëmb seç u copëtua

ra si ylli po su shua

dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë

se fëmija saj mbet gjallë

dhe që foshnjen ta mekojë

qumësht zuri të pikojë.”

Për qindra vite Argjiroja nuk është shuar nga kujtesa e popullit gjirokastrit, sepse Kalaja ka mbajtur gjallë heroizmin, legjendat, dhe historinë e këtij qyteti. Lejoni me indiferentizmin tuaj të copëtohet shkëmb më shkëmb e gurë më gurë, dhe identiteti i kësaj treve shuhet. I bëj apel Ministrisë së Kulturës: Ndërhyni sa më shpejtë që të mos përshkruheni në tekstet shkollore si varrmihësit e historisë.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

Flick vendos rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flas për Real Madrid: Zero fjalë për Mourinho-n

08/09/2026
Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al