Pas paralajmërimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se në kupolën e policisë do të ketë ndryshime, ditën e sotme vijnë lëvizjet e para. Aida Hanaj mori detyrën e zv.drejtoreshës së Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Rebani Jaupajn. Ky u fundit tashmë do të drejtojë Drejtorinë e Menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, Gjovalin Loka që mbante postin e drejtorit të Shkodrës, tani është emëruar drejtor për rendin në Policinë e Tiranës. Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën lidhur me përplasjet e policisë me bandat kriminale. Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.
Ardi Veliu ka firmosur dhe disa ndryshime të tjara: Aida Hanaj, zv/drejtore e Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi drejtori i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit, Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan, Enkelda Toskut, drejtore e Kufirit në Tiranë, Bledar Çeliku, drejtor i Njesesi se Task-forces









