Shiu dhe bora duket se do janë lënë vendin të ftohtit ekstrem ditët e ardhshme. Ja çfarë thonë meteorologët për ditët në vijim: Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vranësira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë. Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore do të ketë të dielën.
Vlerat në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme. Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s. Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera.