Një burrë i moshuar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dunavat’ të Gjirokastrës. Viktima është 75-vjeçari me inicialet J.L, i cili jetonte i vetëm në banesë. Paraprakisht policia thotë se vdekja e tij mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Sidoqoftë po punohet për sqarimin e rrethanave dhë përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net