Dy gra nga fshati Valare i Gjirokastrës janë kallëzur në Prokurori, pasi kanë fyer me fjalë një grua tjetër banuese po në këtë fshat. Motivet e sherrit mes tyre nuk bëhen me dije.
“Më datë 14.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetaset B.M e F.C, vjeç 81 e 35, banuese në fshatin Valare, pasi në Valare, kanë fyer me fjalë shtetasen N.K, vjeç 60, banuese në këtë fshat. Neni 119 i Kodit Penal”, thotë policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi.