Një shtetas shqiptar, 54 vjeç, ka zgjedhur t’i japë fund jetës së tij në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës. Sipas medieve lokale, 54-vjeçari u gjet prej policëve në qelinë ku mbahej për t’u deportuar drejt Shqipërisë, pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.Nga sa mësohet, 54-vjeçari, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik, u vetëvar me një batanije rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes. Ai u dërgua në spital, por mjekët thanë se nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Trupi i tij u dërgua në Morgun e Spitalit të Iraklios për ekzaminim mjekoligjor, për të saktësuar shkaqet e vdekjes.









