• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këto janë ushqimet që në vitet e ardhshme do ta kthejnë kancerin në ‘epidemi’

16/02/2018
Këto janë ushqimet që në vitet e ardhshme do ta kthejnë kancerin në ‘epidemi’

Një studim disavjeçar arriti në konkluzionin se ushqimet e përpunuara përbëjnë rrezikun më të madh për shfaqjen e kancerit. Për herë të parë, studiuesit eksploruan lidhjen mes kancerit dhe ushqimeve të procesuara, të cilat përfshijnë qoftet e pulës (chicken nuggets), ëmbëlsirat e paketuara, vaktet e gatshme, pijet me gaz, çokollatat, makaronat e gatshme noodles dhe produktet e mishit. Konkluzionet e dala nga studimi i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Sorbonës u publikuan në “British Medical Journal”. Analizat treguan se rritja me 10% e konsumit të ushqimeve të përpunuara lidhet me 12% më shumë rrezik për kancer të çdo lloji dhe 11% rrezik të shtuar për kancerin e gjirit në veçanti.

Për studimin u përdor NOVA, një sistem i klasifikimit të ushqimeve sipas shkallës së tyre të procesimit. Ushqimet shumë të përpunuara shpesh kanë pak ose aspak gjurmë të përbërësit kryesore, ndërsa përbërësit e tjerë nuk gjenden në raftet e supermarketeve. Shumica e këtyre përbërësve janë konservues, stabilizues, ëmbëlsues apo lëndë që shtojnë shijen dhe ngjyrat. Ushqimet e përpunuara me nxehtësi përmbajnë kontaminues që formohen gjatë procesit, të cilët njihen si kancerogjenë si akrilamidi.

Pijet, produktet me sheqer, yndyrnat dhe salcat lidhen më shumë me rrezikun e kancerit, sipas studimit. Ndërsa në mënyrë të veçantë me kancerin e gjoksit lidhen produktet e përpunuara me përbërje sheqeri. Studiuesit thonë se rritja në mënyrë të pakontrolluar e konsumit të këtyre produkteve do të çojë në një “epidemi” të kancerit në vitet e ardhshme.

Related Posts

22 destinacionet më të mira për të shijuar Krishtlindjen këtë vit
Lifestyle

22 destinacionet më të mira për të shijuar Krishtlindjen këtë vit

10/11/2026
Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al