Nga Tritan Shehu
Gjirokastra, ky margaritar sot si një “qytet mbas lufte” dhe në prag të rrënimit!
Po publikoj disa foto shkuese nga Gjirokastra e përreth saj, të cilat flasin vetë për degradimin e thellë që po pëson ai qytet si pasojë e diskriminimit mbi atë.
Në katër vite “Rilindje” fondet restauruese për atë qytet ishin vetëm 4 milion lekë të vjetra dhe kjo me realizim 60%.
Në qeverisjen Berisha ishin 3.5 milion $, (përfshi këtu dhe ato për shtëpinë Kadare që përfundoi me vonë), por dhe këto të pa mjaftueshme.
Ura e Hoshtevës siç duket edhe në fotot u zhduk në një natë, ura e Kordhocës po shkon drejt po atij fundi.
Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalasë ka rrëshqitje tektonike, por nuk thotë asgjë se çfarë po bëhet për ta ndaluar këtë dhe nuk dislokohet asnjë fond. Sot kur nuk ka asgjë të pa rregullueshme, duhet bërë gjithçka për të mbrojtur atë Kala, krenari e historisë e kombit tonë, pavarësisht nga shpenzimet.
Për të mos folur këtu edhe për “dëshminë” e abuzimit e korrupsionit ekstrem të ndodhur aty, për rrëshqitjet në Kodrën e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetarëve, nëqoftëse nuk realizohen urgjentisht punime të gjëra e komplekse.
Ndërkaq asnjë investim zhvillues në infrastrukturë, energji, bujqësi, blegtori etj., në të gjithë atë qark.
Është e kotë të kërkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton të shikosh fotot e mëposhtme të Gjirokastrës që të kujtojnë Sirinë e luftës për tu bindur.
Kështu Gjirokastra po kthehet në një Qytetet në Zhdukje!