• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre njerëzit e Ramës: Zamira Rami s’mund ta fusë në karantinë Gjirokastrën, s’ka gjendje të jashtëzakonshme

19/02/2018
Tre njerëzit e Ramës: Zamira Rami s’mund ta fusë në karantinë Gjirokastrën, s’ka gjendje të jashtëzakonshme

Kërkesa e kryebashkiakes Zamira Rami apo edhe peticioni i këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Gjirokastër, nuk do të merret parasysh nga qeveria shqiptare. Ky ishte mesazhi i qartë që dhanë sot në Gjirokastër tre zyrtarë të lartë të ardhur nga Tiranë: Shemsi Prençi, kreu i Emergjencave Civile, Viktor Doda, kreu i Shërbimit Gjeologjik dhe Sandër Lleshi, këshilltari i kryeministrit Rama.  Qendrimi i të treve ishte i prerë: S’ka gjendje të jashtëzakonshme sepse kjo situatë ka ardhur nga neglizhenca e Bashkisë Gjirokastër. Ndërkohë ata thanë se pasi bashkia të bëjë gati projektin e ndërhyrjes te pallati, fondi i veçantë do të kalohet me vendim qeverie. Më poshtë qendrimet e tre zyrtarëve.

Shemsi Prençi: ‘Për 300 metër kub që mund të kenë rënë aty te pallati. Përse do ta kalosh këtë popull në karantinë? Ku qëndron bashkia pastaj që të paralizojë gjithë aktivitetin e me një gjendje emergjence, kur në këtë gjendje emergjence nuk mund të veprosh sepse nuk të favorizon koha?”

Sandër Lleshi: ‘Ju keni kërkuar fond shtesë për të përballuar emergjencat e qytetit. Keni një problem të madh këtu. Qeveria nuk është një adresë ku ju postoni të gjitha problemet që vijnë prej mosveprimit këtu. Deri këtu situata ka ardhur nga papërgjegjshmëria juaj”, tha këshilltari i Kryeministrit, Sandër Lleshi.

Viktor Doda: ‘Duhet të ishin marrë masa mbrojtëse për pjesën e sipërme të rrugës, sepse po të ishte mbrojtur pjesa e sipërme e rrugës, nuk do ndodhte kjo ngjarje. Prandaj janë ca përgjegjësi që pushteti lokal duhet t’i vlerësojë maksimalisht. Nuk mund të ndërtohet kudo, nuk mund të lihen njerëzit të bëjnë çfarëdo me ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

Flick vendos rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flas për Real Madrid: Zero fjalë për Mourinho-n

08/09/2026
Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

Zero fjalë për Mourinho-n – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al