• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti me vdekje në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor ‘Zotin’ (FOTO)

20/02/2018
Aksidenti me vdekje në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor ‘Zotin’ (FOTO)

Një denoncim i ardhur në redaksinë e emisionit Boom ka nxjerrë në pah një ngjarje sa tragjike, aq edhe absurde dhe abuzuese me drejtësinë. Vetëm pesë muaj më parë në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi I Cakranit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj, i cili udhëtonte në bashku me një shokun e vet në makinën mercedez benz me targa AA564LS.

Ata janë përplasur nga mjeti Land Rover me targë AA007RB që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli. I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe shtetasi Alket Mehmetaj që ndodhej në makinën e Avdulit. Vëllai I viktimës, Dashnor Yzeiraj ngre shqetësimin se provat po manipulohen. Sipas tij i vëllai po ecte me shpejtësi tepër të ulët 28km ne orë, ndërsa makina qe e përplasi me 150 km në orë. Këtë pretendim, e dëshmon në fakt edhe personi që ishte atë ditë në makinën e aksidentuar. “Ne po vinim nga Fieri dhe pamë që një makinë e bardhë po ecte në drejtim të çrregullt dhe po vinte drejt nesh. Ajeti ishte me shpejtësi shumë të ulët dhe tha: ‘Mos se na vrau’ dhe sa mbaroi fjalën, shoferi I Range doli nga korsia e tij dhe na goditi përballë. Ajeti ngeli i vdekur në vend. Pasi makina na goditi dhe na hodhi në kanal, vazhdoi të ecte edhe 80 metra derisa goditi derën e një subjekti privat. Në sipërfaqen e rrugës nuk kishte shumë ujra dhe makina që na goditi për mendimin tim e kishte shpejtësinë rreth 150 km në orë. Këtë e kam dëshmuar dhe në prokurori”, thotë ai.

Por ç’ndodhi? Si u lirua brenda 24 orëve personi që shkaktoi aksidentin? Ka dy ekspertiza. Një nga oficeri i policisë gjyqësore që thotë se në vendngjarje ka pasur “rreshje të imta shiu” dhe raporti tjetër, nga eksperti I Prokurorisë së Përgjithshme Edmond Kazazi që shkruan se “Rënia e shirave ishte me intensitet të lartë”. Por pavarësisht përpjekjes për t’ia lënë shkakun e aksidentit faktorëve të jashtëm, gazetarja e Boom në vengjarje ka vërejtur se rruga nuk mban lagështi, pasi është e formës kurriz peshku si dhe anash rrugës ka kanale kulluese. Po ashtu, nëse marrim të mirëqenë se shpejtësia e automjetit Land Rover ishte 72 km orë sipas ekspertizës, ka pasur të gjithë mundësitë të manovronte dhe frenonte, aq më tepër një shpejtësi e tillë nuk mund të katandisë një benz gati 2 tonësh gati tërësisht të shkatërruar. Vëllai i viktimës kërkon veç drejtësi, sepse me atë raport auto-teknik që fajëson “Zotin”, është e vështirë të përfitohet siguracioni i jetës. Familja kërkon nga prokuroria që të pranojë kërkesën e familjarëve për ri inspektim dhe nga trupi gjykues të shohë faktet siç janë. 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli – Balkanweb.com – News24

Presidenti Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

08/09/2026
Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al