• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari në hall, pa tre titullarë ndaj Vllaznisë

20/02/2018
Luftëtari në hall, pa tre titullarë ndaj Vllaznisë

Gjirokastritët kthehet këtë fundjavë në fushën e tyre pas tri transfertave radhazi. Objektivi mbetet vetëm fitorja, që e afron ekipin me Europën

Gëzim Beqiri

Luftëtari ka tetë javë rresht që nuk po humb dhe me pesë fitore dhe tre barazime, duke përjashtuar ndeshjen e Lushnjës, këto rezultatet janë arritur ndaj kryesuesve të Skënderbeut, Kukësit, Partizanit. Barazimi në Laç është një rezultat i mirë, edhe pse gjirokastritët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë 3 pikët. Futbollistët dje janë lënë pushim për të filluar sot nga përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Luftëtari do të presë në fushën e vet Vllazninë, që me siguri do të vijë për të marrë pikë. Kështu ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e dy fazave të para, të kampionatit, ku skuadra shkodrane ka një fitore dhe një barazim me Luftëtarin.

MUNGESAT – Ajo që i duhet të zgjidhë në këtë takim trajnerit Hasan Lika është zëvendësimi i tre futbollistëve, të cilët ishin titullarë në Laç dhe që do të mungojnë për arsye kartonësh. Jakovljeviç dhe Rroca kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Aleksi do të mungoja për kartonin e kuq të marrë në Laç. Rikthehet në formacion Lejdi Liçaj, por do të jenë në dispozicion edhe Janku, Aurelio, Minga, si dhe Rapo, Lamçe dhe Dema, që u aktivizuan pjesërisht në Laç.

OBJEKTIVI – Pavarësisht se Luftëtari la në Laç dy pikë, në vazhdim ka mundësinë të ngjitet edhe më shumë në renditje. Gjirokastritët kanë zhvilluar tri ndeshje në transfertë, në Lushnjë, Durrës dhe Laç, ndërsa në vazhdim do të luajë më shumë ndeshje në fushën e vet. Edhe në transfertë Luftëtari ka qenë i suksesshëm në këtë sezon, duke grumbulluar 15 pikë nga 27 që ka gjithsej. Që në javën e ardhshme, nëse në disa takime si Kukësi-Laçi, Skënderbeu-Partizani dhe Lushnja-Kamza dalin fitues ekipet vendase, Luftëtari ngjitet në klasifikim dhe i bashkohet grupit që pretendon pjesëmarrjen në kupat europiane. Por kjo arrihet nëse do të fitojë ndaj Vllaznisë, që do të bëjë edhe ajo përpjekjet e duhura për të mos dalë e humbur në Gjirokastër. Luftëtari pretendon Europën, kurse Vllaznia do të kërkojë t’i shpëtojë rënies nga Superliga. Janë dy objektiva të ndryshëm, që do ta bëjnë edhe këtë takim tepër të rëndësishëm.

TIFOZËT – Laçi barazoi pas dy gabimeve elementare të mbrojtjes së Luftëtarit dhe kaq ka mjaftuar për të sjellë një reagim për disa prej mbrojtësve, përfshirë edhe portierin Ruçi. Ndoshta të mërzitur për faktin që Luftëtarit i “iku fitorja nga duart”, tifozët kanë reaguar ashtu, por ekipi jo vetëm që duhet mbështetur, por edhe përgëzuar, sepse për momentin ka rezultatet më të mira në Superligë.

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror
Sport

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!
Sport

Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar baba për herë të pestë, Bruna Biancardi po pret një tjetër vajzë

20/06/2026

Moderatori i njohur britanik trondit me lajmin: “Kam kancer, është agresiv, por u kap shumë herët”

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al