Sot është në ditë festë në familjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Djali i tij i vetëm, Drini feston sot 7 vjetorin e lindjes dhe siç është bërë tashmë traditë, nuk mund t’i mungonte festa surprizë që familja i kishte rezervuar të birit. Një festë mes miqve të Drinit, me tortë dedikuar atij, tullumbace e muzikë ka qenë gjithçka qe e ka surprizuar Drinin. Kjo është ndër të paktat postime që Tahiri ka bërë së fundmi në profilin e tij në facebook dedikuar të familjes.









