Ky është i riu që u arrestua gjatë ditës së sotme në Itali, pasi akuzohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Edmond Theodhari, pronar i një lavazhi në Sarandë. Edmondi njihej në qytet me emrin ‘Momo’. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa në pranga ka rënë Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras. Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në burg’.