Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtmë bën të ditur se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidenti Meta lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”, bën të ditur MEPJ.
Presidenti Meta i kërkoi pak ditë më parë Bushatit të qartësojë kërkesën e autorizimit për marrëveshjen e Detit me Greqinë. Informacioni i mbërritur ne Presidence është shume voluminoz. Ashtu siç kishte kerkuar Presidenti Meta, ne përgjigjen e ardhur nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme jane te listuar dhe emrat e negociatoreve.
Do te jene dy bashkëkryetare Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
EMRAT
Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe
Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit
Arsen Mullai
Viktor Doda
Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë
Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës
Sekretare e Ministrisë së Drejtësisë, Elira Koka.









