Në krye të ekipit negociator me Greqinë do të jetë Armand Skapi. Bashkë me Komandantin e Flotës Detare, Ylber Dogjanin, Skapi do të drejtojë ekipin negociator si përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.
Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në jetëshkrimin e disa prej emrave të negociatorëve. Mes të dhënave ka një fakt sa të habitshëm aq edhe qesharak. Kursin për të drejtën e detit, Armand Skapi e ka bërë në Greqi, më saktë në Rodos. Pra kryenegociatorin shqiptar për kufirin detar e kanë mësuar grekët se si të llogarisë kufirin e Shqipërisë me Greqinë.
Shpresat e Shqipërisë janë që Armand Skapi të ketë qenë një nxënës i mirë gjatë orëve të kursit në Rodos sepse përballë mësuesve të tij nuk do ta ketë të lehtë./lapsi.al










