• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shteti dorëzohet për rrëshqitjen e dheut në Gjirokastër, Bashkia ia beson privatit. Ja tenderi 6.5 miliionë lekë

27/02/2018
Shteti dorëzohet për rrëshqitjen e dheut në Gjirokastër, Bashkia ia beson privatit. Ja tenderi 6.5 miliionë lekë

Një nga situatat më emergjente në Shqipëri është rrëshkitja e kodrës së shtufit në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Disa pallate shumëkatëshe rrezikojnë të shemben, ndërsa prej javësh, dhjetëra familje në këto pallate jetojnë me frikë. Pas ngjarjes, strukturat shtetërore u ngritën në këmbë për heqjen e baltës, por rreziku është ende i lartë.

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga ngjarja në fjalë, bashkia, prefektura, emergjencat civile, apo Ministria e Mbrojtjes, ende nuk kanë nxjerr shkaqet e këtij aksidenti. Punonjësit e këtyre institucioneve, që marrin pagat nga taksat tona, nuk kanë mundur që të gjejnë përgjegjësin. Por së fundmi, Bashkia e Gjirokastrës, ka hapur një tender, me vlerë 6.5 milionë lekë të vjetra me objekt “shpime gjeologjike, analiza laboratorike për objektin ‘rrëshqitja në Qytetin Gjirokastër, Kodra e Shtufit’”. Do të kryhen punime gjeologjike që do të kryhen në lagjen “18 Shtatori”, në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja mbi pallatin 8 katësh.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku thuhet se në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga studimi emergjent gjeologo – inxhinierik i fenomenit të rrëshqitjes masive të ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, hartohet kjo detyrë projektimi për punimet gjeologjike që do të kryhen në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja mbi pallatin 8 katësh. Mësohet se do të kryhen 4 pika shpimi, brënda zonës së rrëshqitjes, me një metrazh të përgjithshëm 80 ml. Shpimet do të jenë teknike, me rrotullim, dhe me marje kampioni në masën mbi 90%. Në kampionaturën e nxjerrë nga punimet e sondës do të merret prova me strukturë të prishur dhe me strukturë të paprishur, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike të nevojshme. Mësohet se punimet e kryera do të azhornohen nga një topograf, dhe ato do të jenë me kuota relative. Studimi gjeologjik do të realizohet nga specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Pra, mesa duket shteti ynë nuk ka kapacitete për të bërë asgjë dhe mënyra më e thjeshtë për të kryer një punë publike është nëpërmjet tenderave për kompanitë private./TPZ.AL/E.H./

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

Një titullar i padiskutueshëm i Partizanit drejt largimit? Zbulohen prapaskenat e një oferte për lojtarin

25/12/2025
Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al