Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak Gjirokastër kanë ndryshuar parti politike, duke ikur nga LSI-ja dhe PDIU-ja drejt PS-së. Ata janë Ardian Hyska i LSI-së dhe Selaudin Mosho i PDIU-së. Ka zëra që thonë se në ditët e ardhshme do të ketë largime edhe nga radhët e këshilltarëve të PD-së. Ndonëse motivet e largimit zakonisht thuhet se lidhen me çështje parimore, në fakt llogaritë janë thjesht çështje interesash. Apo më mirë le të themi çështje tepsie, nëse i referohemi ligjërimit politik të Ramës. Në këtë mënyrë PS siguron shumicën në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, duke ia bërë më të vështirë Zamira Ramit marrjen e vendimeve.
©ArgjiroLajm.net