Dhuna ndaj nxënësve është një nga fenomenet më të shëmtuara që eshte trashëguar nga komunizmi, e që fatkeqësisht vazhdon të jetë prezent në shumë shkolla shqiptare. Rasti ka mbërritur në “JOQ.al” është ai një mësuesi nga shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë. Pas një serë episodesh të dhunshme në klasë, nxënësit e klasës së 8-të kësaj kësj shkolle kanë kontaktuar “JOQ.al” për të denoncuar mësuesin. Sipas tyre, Agim Sadiku i godet vazhimisht dhe ka një natyrë të dhunshme. Ata shprehen se kanë frikë të ankohen në drejtori. Njëri prej tyre shprehet se është dhunuar vazhdimisht nga mësuesi dhe se ka frikë t’i kthejë përgjigje, pasi Sadiku i qëllon vazhdimisht me shuplaka. Shihni videon më poshtë.