• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra si Alepo? Flamur Golemi i përgjigjet Tritan Shehut: As militantët tuaj s’i besojnë këto që thoni. Nxini çdo gjë nga dëshpërimi për pushtet

05/03/2018
Fjalimi në Kuvend, Flamur Golemi: Njerëz me pushtet morën tokat e Lunxhërisë, gjoja për të ndërtuar ferma, por thjesht përfitonin para nga skemat e subvencioneve

Deputeti i PS-së Flamur Golemi i është përgjigjur sot në Kuvend akuzave të Tritan Shehut i cili ka thënë se Gjirokastra po diskriminohet dhe se qyteti i ngjan Alepos. Golemi u shpreh se e refuzonte me forcë një krahasim të tillë dhe çdo përpjekje të opozitës për të përbaltur investimet që janë bërë në Gjirokastër.

“Të krahasosh Gjirokastrën me Alepon, është guxim i madh, që të them të drejtën, nuk do ta merrja kurrë edhe nëse do të isha deputet i një opozite të dëshpëruar për pushtet. Gjirokastrën sot s’e bashkon asgjë me Alepon e shkatërruar nga lufta. Shqipërinë sot s’e lidh asgjë me Sirinë e rrafshuar nga konflikti 7 vjeçar, prandaj t’i lëmë mënjanë krahasime të tilla që as mbështetësit e PD-së nuk i besojnë, lere më pastaj publiku i gjerë. Si qytetar, por edhe si deputet që jetoj në Gjirokastër, unë e refuzoj një krahasim të tillë. Refuzoj gjithashtu përpjekjen e vazhdueshme për të nxirë çdo investim dhe projekt të qeverisë në Gjirokastër. Nuk është kjo mënyra për t’u bërë të besueshëm tek qytetarët. Politika e baltës është e vjetëruar. Ju e provuat në 25 qershor dhe morët një përgjigje të qartë nga qytetarët në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë”, tha Golemi.

Më tej deputeti i PS-së theksoi se Gjirokastra ka përfituar investime këto vitet e fundit aq sa nuk ka patur kurrë më parë.

“Natyrisht që është e lehtë të gjesh edhe shtëpi të rrënuara në Gjirokastër, pasi shumë prej tyre kanë konflikte pronësore dhe ndërhyrja është e pamundur, por këto nuk mund të eklipsojnë kurrsesi investimet që janë kryer aty. Shihini sot pazarin karakteristik, shihni shtëpinë e Ismail Kadaresë, parkun e Viroit dhe plot investime të tjera që janë kryer prej vitit 2013 e deri më sot.  Patjetër që nevoja për investime është e pashtershme, por nuk ju beson njeri nëse vazhdoni me refrenin se kjo qeveri po diskriminon Gjirokastrën. Vetëm në projektin e ‘100 fshatrave’, ku janë parashikuar një seri investimesh, Gjirokastra kryeson si qarku me numrin më të madh të fshatrave të përfshirë në këtë projekt. Rrugën Kardhiq-Delvinë, të cilën ju e latë rrugëve, do ta përfundojmë ne. Sikundër do të realizojmë edhe investime të tjera gjatë mandatit tonë të dytë”, tha Golemi.

Përsa i përket ndihmës ekonomike tha Golemi, me fondin 6% të bashkive do të korrigjohet çdo marzh gabimi i sistemit të ri të aplikuar dhe se listat do të pastrohen nga abuzuesit. Ndërkohë për situatën emergjente në Gjirokastër, ai tha se është krijuar nga papërgjegjshmëria njerëzore ndër vite dhe ndërtimet pa kriter.

“Sigurisht që jo çdo neglizhencë e pushtetit vendor, e bashkisë në këtë rast, mund t’i faturohet qeverisë. Prandaj dua të besoj se Bashkia Gjirokastër do t’i përmbushë të gjitha rekomandimet që i janë lënë nga Shërbimi Gjeologjjik për rastin e pallatit në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Ne jemi duke e ndjekur hap pas hapi këtë proces deri në normalizimin e plotë të situatës për banorët e atij pallati”, tha Golemi.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gola dhe gafa, Mou kapet pas rezultatit, Chivu: Më jep besim, treguam karakter

Gola dhe gafa, Mou kapet pas rezultatit, Chivu: Më jep besim, treguam karakter

09/09/2026

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al