Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër ka zhvilluar një orë leksioni të hapur me nxënës të gjimnazit ‘Pandeli Sotiri’. Specialistët e kësaj agjencie kanë ndarë me nxënësit informacione të rëndësishme për jetën e egër, vëmendjen që u duhet kushtuar habitateve të kafshëve dhe zonave natyrore të mbrojtura. AZM është krijuar rreth tre vjet më parë. Ajo ka si qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore.
©ArgjiroLajm.net