Njëmbëdhjetë efektivë të policisë së Vlorës janë në hetim për favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërkohë 3 të tjerë janë përjashtuar. Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Shehaj deklaroi se efektivët po hetohen pasi për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të tyre kanë favorizuar kultivimin e kanabisit. Në vitin 2017 u sekuestrua 75 % më shumë kanabis se në vitin paraardhës.









