Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sonte në mbrëmje drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Nga ana tjetër Rama ka lëshuar një ultimatum për 12 drejtorët e Punës në qarqe, të cilët do të shkarkohen nëse nuk negociojnë me bizneset për të punësuar njerëzit.
“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset! Punësoni njerëzit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, ka thënë Rama në mbledhjen e sotme. Sa i përket Gjirokastrës, në krye të Drejtorisë Rajonale të Punësimit është Edi Pesha. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Ramës në muajin tjetër për Edi Peshën dhe drejtorët e tjerë të punësimit në vend.
©ArgjiroLajm.net