Dy të mitur janë aksidentuar në Sarandë një ditë më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 në rrugën ‘Skënderbeu’. Policia thotë se shtetasi L.N, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart” ka humbur kontrollin. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi B.A, vjeç 13, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesa. Policia ka referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës te seksioni i të miturve materialet hetimore për këtë çështje.
©ArgjiroLajm.net