Alma Ndoji, 28 vjeçe, është shqiptarja e cila humbi jetën një ditë më parë në Itali. Dyshohet se teksa nderte rrobat, ajo ra nga ballkoni i banesës ku jetonte në lagjen Rebocco (rruga “Duino”) të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin
Përplasja me asfaltin nga një lartësi prej 15 metrash rezultoi fatale për nënën e re, e cila ishte e pajetë kur në vendngjarje mbërriti ambulanca. “Besojmë se humbi ekuilibrin”, tha një hetues, ndërsa shtoi se për një moment gruaja mund të ketë humbur vetëdijen.









