Ministrja e Kulturës dhe deputetja, Mirela Kumbaro, ishte sot në Gjirokastër ku zhvilloi edhe një vizitë në shkollën artistike ‘Feim Ibrahimi’. Qëllimi i kësaj vizite tha ajo, është për të shkuar drejt një iniciative më të gjerë për të mbështetur me instrumente muzikore shkollën e vetme artistike të Gjirokastrës. Kumbaro i dhuroi një flaut një prej nxënësve të kësaj shkolle. “Ne shkollen artistike “Feim Ibrahimi” ne #Gjirokaster me Anxhelon nga Permeti, flautistin e ri qe sot u pajis me flaut te ri siç e deshironte. #EdukimPermesArtit”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook. Ministrja e Kulturës shoqërohej në këtë vizitë nga deputeti Flamur Golemi.
©ArgjiroLajm.net










