Në Tepelenë është zbuluar një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit. Policia thotë se ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës ndaj shtetasit E.G, vjeç 30, banues në Tepelenë pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, në lokal, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan 3 kompjutera dhe dy makineri lojërash fati. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.
©ArgjiroLajm.net









