• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi makabër/ “E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe e futa në valixhe”

10/03/2018
Krimi makabër/ “E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe e futa në valixhe”

Me pranga në duar mbërriti në gjykatën e Fierit Albert Zekaj, 32 vjeçari i cili në qershor të 2017 vrau shokun e tij me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi në Fier. Viktima Kreshnik Beqiraj u zhduk prej qershorit, por vetëm 8 muaj më pas policia zbuloi trupin e pajetë të 35- vjeçarit si dhe zbardhi vrasjen e tij.

“E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj. Skenar i denjë për një film horror.

Vrasësi është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur syrit të mediave. Më pas ai bëri rrëfimin për krimin makabër të 22 marsit të vitit të kaluar. Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopjo pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend shokun e tij.

“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” – ka thënë Zekaj në gjykatë.

Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, e cila i ofroi strehim dhe ushqim. Ndërkohë që nuk është gjetur ende koka e viktimës, janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara.

Sipas policisë autori dhe viktima janë njohur në Belgjikë para tre vitesh dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Shkak i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem, mes dy shokëve mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Babai i 36 vjeçarit, Mystehak tha se qiranë në shtëpinë në Fier ku ndodhi krimi e paguante djali i tij Kreshniku, pasi miku i tij nga Kopliku nuk punonte. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të Kreshnikut, 32 vjeçari ka plaçkitur edhe shtëpinë ku jetonin.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al