Pak ditë më parë ArgjiroLajm.net denoncoi prerjen e pemëve në lagjën ‘Punëtore’, ndërsa Bashkia Gjirokastër reagoi duke thënë se po priteshin ngaqë ishin arrë të egra dhe se do të zëvendësoheshin me fidanë të rinj akasie. Ndërkohë masakra në prerjen e pishave disa vjeçare vijon në Parkun e Viroit. Fotot më poshtë janë bërë dy ditë më parë dhe tregojnë atë që po ndodh në brendësi të këtij parku. Nuk dihet kush janë autorët, por në çdo rast, prerja e këtyre pemëve është një krim mjedisor që duhet ndëshkuar.
©ArgjiroLajm.net