Një person nga Këlcyra është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se ka referuar në organin e akuzës çështjen për shtetasin A.K, vjeç 48, banues në Këlcyrë, pasi shtetasi Dh.L, vjeç 69 banues në Këlcyrë, e kallëzon se, në vitin 2009, dyshohet se ka regjistruar pa dokumentacion të rregullt një objekt në pronësi të tij, në emër të një shtetasi tjetër.
©ArgjiroLajm.net