Zbardhen emrat e 20 shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane e ajo shqiptare gjatë operacionit të koduar ‘Shefi’. Operacioni ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimim e Antimafias Italiane. Emrat e të arrestuarve: Arian Kërtusha, Senad Hallunaj, Hamid Seferi, Ernest Peza, Leonidha Sejdiaj, Elton Ismaili, Ferhat Hajdini, Vullnet Cila, Shpëtim Shehi, Donial Dolli, Ibrahim Xhihani, Dritan Naçi, Mariglen Shusha, Marlian Aliaj, Andi Peshku, Vullnet Daci, Gëzim Bircaj, Malton Lleshi, Fiqiret Seferi.









