Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Memaliajt, ku një grua e moshuar i kishte dhënë fund jetës në banesën e saj. 72-vjeçarja M.M u gjet e vetëvarur në dhomën e gjumit të shtëpisë ku jetonte e vetme. Burime të ArgjiroLajm.net nga grupi hetimor thonë se gruaja e moshuar po kalonte një periudhë të rënduar psikologjike pasi rreth dy muaj më parë djali i saj ndërroi jetë nga një atak kardiak. Dyshohet se ky ka qenë shkaku që e shtyu 72-vjeçaren drejt vetëflijimit. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës. ©ArgjiroLajm.net