• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro rikthehet në Përmet për Ditën e Verës: Stacion i pashmangshëm, potencial turistik për gjithë vendin! (FOTO)

15/03/2018
Kumbaro rikthehet në Përmet për Ditën e Verës: Stacion i pashmangshëm, potencial turistik për gjithë vendin! (FOTO)
Festimi i ditës së verës në Përmet tashmë po kthehet në traditë. Qyteti i trëndafilave ka pritur sot vizitorë të shumtë, jo veç nga zonat rreth e qark po edhe nga Tirana e qytete të tjera për të shijuar disa nga veccantitë që ky qytet ofron sidomos sa i takon kulinarisë e natyrës.  E pranishme në qytet për Ditën e Verës ishte edhe Ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se Përmeti po tregon vit pas viti se ka potenciale turistike jo veç për qarkun e Gjirokastrës, po për gjithë Shqipërinë.  “Rikthehemi në Përmet ku tashmë është bërë traditë festimi i Ditës së Verës dhe ku me kënaqësi konstatojmë se pas suksesit të vitit të kaluar, sërish Përmeti  përforcon vatrën e Ditës së Verës si një  ndër stacionet e pashmangshme dhe që ia vlen jo vetëm në Elbasan, por gjithnjë e më shumë edhe këtu. Me projektet që po zhvillohen dhe me të gjithë potencialin agroturistik që ka, Përmeti do të ofrojë mundësi të shumta për çdo ditë tjetër të vitit për turizëm.  Panairi i Ditës së Verës tregon që vet Përmeti ka potenciale për vete, ka potenciale për qarkun e Gjirokastrës, por edhe për gjithë Shqipërinë për të zhvilluar turizmin”, tha Kumbaro, e cila shoqërohej nga deputeti Flamur Golemi, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Ministrja Kumbaro pas vizitës së zhvilluar në Panairin e Ditës së Verës, mori pjesë në mbjelljen e trëndafilave, simbol i qytetit të Përmetit.  14 marsin e kaluar, deputetja dhe ministrja, Mirela Kumbaro premtoi se Dita e Verës në Përmet do të kthehej në traditë, falë promovimit te potencialeve të jashtëzakonshme që ky qytet ofron e që ende nuk njihen nga të gjithë. Veç Elbasanit, Dita e Verës tashmë ka stacion dhe Përmetin!
 
 

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

09/05/2026
Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al