• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përmeti ‘bashkon’ edhe Mirela Kumbaron me Tritan Shehun, ja batutat mes dy deputetëve

14/03/2018
Përmeti ‘bashkon’ edhe Mirela Kumbaron me Tritan Shehun, ja batutat mes dy deputetëve

Me rastin e Ditës së Verës, sot në Përmet ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njeherësh edhe deputete e qarkut Gjirokastër. Nuk mungote as kolegu i opozitës, Tritan Shehu, me të cilin Kumbaro pati edhe një shtrëngim duarsh dhe shkëmbim batutash. Siç mëson ArgjiroLajm.net Kumbaro i ka uruar mirëseardhjen në Përmet Tritan Shehut. Ky i fundit i ka thënë: “Po e bën bashkia…” (për eventin e organizuar). Kumbaro ia ka kthyer sërish: “Pyete njëherë kryetarin e bashkisë…” (Niko Shupuli). Në fakt aktiviteti festiv është organizuar me mbështetjen kryesisht financiare të Ministrisë së Kulturës, sikundër vërehej edhe në posterin zyrtar të eventit dhe më tej me suportin e Bashkisë Përmet, Bashkisë Këlcyrë etj.

Interesant është fakti se ky shtrëngim duarsh mes Tritan Shehut e Mirela Kumbaros vjen në një kohë kur ka patur debate të ashpra mes tyre. Nga njëra anë Shehu akuzon qeverinë se po diskriminon qarkun Gjirokastër, nga ana tjetër Kumbaro thotë se kurrë më parë nuk janë kryer kaq shumë investime në këtë qark se sa gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Një detaj tjetër në Përmet, që nuk mund të anashkalohet, është se kryebashkiaku i zgjedhur nga PD-ja, ofron një shembull shumë të mirë të bashkëpunimit me qeverinë e drejtuar nga socialistët, diçka që s’e shohim shpesh në Shqipëri. Madje Niko Shupulin e kemi parë krah Mirela Kumbaros e Bledi Çuçit edhe në kohën e çadrws së opozitës e madje edhe në kulmin e fushatës elektorale të 25 qershorit

©ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al