• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabitje 1 milion euro, arrestohet “Drakula” shqiptar me grupin

15/03/2018
Grabitje 1 milion euro, arrestohet “Drakula” shqiptar me grupin

Një bandë profesionale e grabitjes së banesave është shpartalluar nga karabinierët në Piacenza. Tetë persona kanë përfunduar në pranga, pesë prej të cilëve shqiptarë, një rumun dhe dy të tjerët vendas, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim. Të paktën 15 vjedhje janë zbardhur nga hetuesit të kryera mes qershorit dhe dhjetorit 2016, kryesisht në Piacenza, por edhe në Bergamo dhe Brescia, kryesisht ndaj banesave por edhe një bar dhe një restorant. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se numri i grabitjeve që i atribuohen grupit është shumë më i lartë.

“Ky është një grup i rrezikshëm që paraqet një kapacitet të veçantë kriminal”, vuri në dukje Prokurori Salvatore Cappelleri. Banda thanë hetuesit, planifikonin çdo gjë në hollësi, si inspektime paraprake, dhe më pas grabitjen e objekteve të përcaktuara qartë. Veçanërisht në shënjestër ishin shtëpitë me kasaforta të hapura. Sipas gjetjeve, mallrat e vjedhura janë sende të çmuara, para të gatshme, veshje të shtrenjta, materiale elektronike, vepra arti, të cilat brenda disa orëve dërgoheshin në Milano ku grupi kishte kontakte për t’i shitur. Baza logjistike u identifikua në një shtëpi në zonën e Podenzanos, në të cilën një nga italianët e arrestuar jetonte. Ajo përdorej për të depozituar mjete dhe makina të përdorura gjatë grabitjes dhe ruajtjen e përkohshme të materialeve të vjedhura.

Një milion euro është shuma e vlerësuar të ardhurave nga grabitjet e grupit, lideri i të cilit është një 33 vjeçar shqiptar i njohur me nofkën “Drakula” , i cili organizonte veprimtarinë. Italianët ofronin mbështetjen logjistike, ndërsa shqiptarët dhe rumuni kryenin vjedhjet. Të arrestuarit duhet të përgjigjen përveç krijimit të grupit kriminal, edhe për shitjen e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

“Ishte një hetim kompleks”, tha prokuroria, duke shtuar se anëtarët e bandës kishin një sërë karakteristikash; ata fiknin celularët shumë larg zonës së grabitje dhe kishin disa makina në dispozicion, çka e ka vështirësuar punën e hetuesve.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali në kaos total, Mou shihet si shpëtimtar, në Madrid vjen edhe Salah

Reali në kaos total, Mou shihet si shpëtimtar, në Madrid vjen edhe Salah

07/05/2026
Misioni “double”, Inter tenton edhe kupën, Lautaro rikthehet si protagonist

Misioni “double”, Inter tenton edhe kupën, Lautaro rikthehet si protagonist

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al