Sërish rrjedhje në radhët e LSI. Këtë herë 4 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Fierit i janë bashkuar Partisë Socialiste. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI që kanë kaluar tek PS janë Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Thoma Tyto dhe Ekaterina Zarka. Ata kanë deklaruar se: Nuk mund të qëndrojmë me PD dhe t’i bëjmë opozitë PS në kundërshtim me interesat e zgjedhësve tanë. PD është futur në xhepin e fuqive anti shqiptare. Të rrish krah PD do të thotë të pranosh politikën anti-shqiptare të sponsorizuar me para të pista nga rusët dhe mafiozët.
Para dy ditësh, dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës i janë bashkuar grupit të këshilltarëve socialist. Arben Rexhaj dhe Adrian Hyska nga LSI dhe Selaudin Mosho i PDIU kanë bërë publik vendimin e tyre, të detyruar nga qendrimi kundër interesave të qytetarëve që po mban LSI. Në reagimin e tyre anëtarët e këshillit bashkiak shprehen se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributin e tyre. Dy këshilltarët kanë hedhur akuza edhe ndaj PD, duke theksuar se më këtë forcë politike nuk ka asgjë çfarë e bashkon, pasi ndaj PD tashmë rëndon edhe një fakt i rënde, se me financime okulte ruse ka tentaur të krijojnë trazira dhe të dëmtojë Shqipërinë.
“Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira”.










